Dhuna e globales [1]
Nga frengjishtja nė anglisht Franēois Debrix
Nga anglishtja nė shqip Artan Muhaxhiri
Terrorizmi i sotėm nuk ėshtė produkt i historisė tradicionale tė anarkizmit, nihilizmit ose fanatizmit. Nė vend tė
kėsaj, ai ėshtė partner bashkėkohor i globalizimit. Pėr t'i identifikuar karakteristikat kryesore tė tij,
ėshtė e domosdoshme qė tė bėhet njė gjenealogji e shkurtėr e globalizimit, veēanėrisht e lidhjes
sė tij me singularen dhe universalen.
Analogjia nė mes termave "global"[2] dhe "universal" ēon nė rrugė tė gabuar. Universalizimi ka tė bėjė me
tė drejtat e njeriut, lirinė, kulturėn dhe demokracinė. Nė tė kundėrtėn, globalizimi ėshtė i lidhur
me teknologjinė, tregun, turizmin dhe informatėn. Globalizimi duket tė jetė i pakthyeshėm pėrderisa universalizmi ka
gjasė tė jetė nė largim e sipėr. Sė paku, ai duket se po zmbrapset nga tė qenit sistem vleror i zhvilluar nė
kontekstin e modernitetit perėndimor qė ishte i pakrahasueshėm me ndonjė kulturė tjetėr. Secila kulturė qė
bėhet universale, e humbet singularitetin e saj dhe vdes. Kjo u ndodhi tė gjitha atyre kulturave tė cilat ne i shkatėrruam duke i
asimiluar ato me dhunė. Por, kjo gjithashtu vlen edhe pėr kulturėn tonė edhe pėrkundėr pohimeve pėr vlerėn e
saj universale. Ndryshimi i vetėm ėshtė se kulturat tjera vdiqėn pėr shkak tė singularitetit tė tyre qė
ėshtė njė vdekje e bukur. Ne po vdesim pėr arsye se po humbasim singularitetin tonė dhe po i ērrėnjosim tė
gjitha vlerat tona. Kjo ėshtė njė vdekje shumė mė e shėmtuar.
Ne besojmė se qėllimi ideal i ēdo vlere ėshtė qė tė bėhet universale. Mirėpo, ne nuk e
vlerėsojmė realisht rrezikun e madh, tė cilin e pėrmban njė kėrkesė e tillė. Larg nga tė qenit njė
lėvizje ngritėse, ajo ėshtė njė trend zbritės drejt shkallės zero tė tė gjitha vlerave. Nė
epokėn e iluminizmit, universalizimi shihej si rritje e pakufishme dhe pėrparim. Sot, pėrkundrazi, universalizimi ekziston si i
gatshėm dhe paraqitet si ikje pėrpara qė ka pėr qėllim tė arrijė vlerėn e pėrbashkėt mė tė
vogėl tė mundshme. Ky ėshtė pikėrisht fati i sotėm i tė drejtave tė njeriut, demokracisė dhe lirisė.
Zgjerimi i tyre nė realitet ėshtė shprehja e tyre mė e dobėt.
Universalizimi po zhduket shkaku i globalizimit. Globalizimi i shkėmbimeve do tė thotė fund pėr universalizimin e vlerave. Kjo
shėnon triumfin e mendimit uniform[3] ndaj atij universal. Gjėja qė sė pari dhe mė sė shumti ėshtė globalizuar
ėshtė tregu, sasia e madhe e shkėmbimeve dhe tė gjitha llojet e prodhimeve, rrjedha e vazhdueshme e parasė.
Kulturalisht, globalizimi i hap rrugė promiskuitetit tė shenjave dhe vlerave, faktikisht njė lloj pornografie. Nė tė
vėrtetė, pėrhapja globale e gjithēkasė dhe asgjėsė pėrmes rrjeteve ėshtė diēka
pornografike. Mė nuk ka nevojė pėr obscenitetin seksual. Ne kemi njė kopulim interaktiv global. Si rezultat i tėrė
kėsaj, mė nuk ka asnjė dallim nė mes globales dhe universales. Universalja ėshtė globalizuar dhe tė drejtat e
njeriut qarkullojnė saktėsisht sikur ēdo produkt tjetėr global (p.sh. nafta apo kapitali).
Kalimi nga universalja nė globalen i ka dhėnė rritje njė homogjenizimi konstant, por gjithashtu edhe njė fragmentarizimi
tė pafund. Dislokimi, e jo lokalizimi, e ka zėvendėsuar centralizimin. Ekscentrizmi, e jo decentralizimi, e ka pushtuar
hapėsirėn e cila dikur i takonte koncentrimit. Ngjashėm me kėtė, diskriminimi dhe pėrjashtimi nuk janė vetėm
pasoja tė rastėsishme tė globalizimit, por mė shumė janė rezultate tė vet logjikės sė globalizimit.
Nė fakt, prania e globalizimit na bėn tė pyetemi a mos ėshtė shkatėrruar globalizimi tashmė nga masa e tij kritike.
Po ashtu, kjo na shtyn tė mendojmė nėse universaliteti dhe moderniteti kanė ekzistuar ndonjėherė jashtė
ndonjėrit prej diskurseve zyrtare apo sentimenteve tė popullarizuara morale. Pėr ne sot, pasqyra e universalizimit tonė modern
ėshtė thyer. Kjo, nė tė vėrtetė, mund tė jetė njė mundėsi. Nė copat e kėsaj pasqyre
tė thyer rishfaqen tė gjitha llojet e singulariteteve. Kėto singularitete, pėr tė cilat ne menduam se ishin tė
rrezikuara, po mbijetojnė, kurse ato pėr tė cilat menduam se qenė humbur, po ringjallen.
Derisa vlerat universale e humbasin autoritetin dhe legjitimitetin e tyre, gjėrat bėhen mė radikale. Kur besimet universale u
paraqitėn si vlera kulturore ndėrmjetėsuese tė vetme tė mundshme, ishte shumė e lehtė pėr kėto besime
qė t'i inkorporojnė singularitetet, si modele tė diferencimit nė njė kulturė universale, e cila pohonte se e
pėrkrahte dallimin. Mirėpo, ato nuk mund ta bėjnė kėtė mė tutje, pasi shpėrhapja triumfuese e globalizimit i
ka shkatėrruar tė gjitha format e diferencimit dhe vlerat universale, tė cilat mė herėt e mbronin dallimin. Duke e
bėrė kėtė, globalizimi i ka dhėnė shtytje njė kulture indiferente. Nga ēasti kur universalja u zhduk,
njė tekno-strukturė e gjithėfuqishme globale u la qė tė dominojė e vetme. Por, kjo tekno-strukturė tash duhet
qė tė ballafaqohet me singularitetet e reja, tė cilat, nė mungesė tė universalizimit, i cili do t'i pėrkrahte ato,
janė tė gatshme tė zgjerohen lirisht dhe pamėshirshėm.
Historia ia dha rastin universalizimit. Mirėpo, sot, i ballafaquar me rregullimin global pa asnjė alternativė, nė njėrėn
anė, dhe me singularitetet lėvizėse rrebeluese, nė anėn tjetėr, konceptet e lirisė, demokracisė dhe tė
drejtave tė njeriut duken tmerrshėm. Ato mbesin si fantazma tė sė kaluarės sė universalizmit. Universalizmi dikur
promovonte njė kulturė tė karakterizuar nga konceptet e transcendencės, subjektivitetit, realitetit dhe reprezentimit.
Pėrkundrazi, kultura e sotme virtuale globale i ka zėvendėsuar konceptet universale me ekrane, rrjete, imanencė, numra, dhe me
kontinuumin kohor -- hapėsinor pa kurrfarė thellėsie[4]. Nė universalen ende kishte hapėsirė pėr njė
referencė natyrore ndaj botės, trupit apo tė sė kaluarės. Kishte njė lloj tė tensionit dialektik ose tė
lėvizjes kritike, e cila materialitetin e vet e gjeti nė dhunėn historike dhe revolucionare. Mirėpo, pėrjashtimi i kėtij
negativiteti kritik i hapi dyert pėr njė formė tjetėr tė dhunės -- dhunės sė globales. Kjo dhunė e re
karakterizohet me supremacinė e efikasitetit teknik dhe tė pozitivitetit, organizimit total, qarkullimit integral dhe barazimit tė
tė gjitha shkėmbimeve. Pėr mė tepėr, dhuna e globales i jep fund rolit social tė intelektuales (ide kjo e lidhur ngusht
me iluminizmin dhe universalizimin), por gjithashtu edhe rolit tė aktivistit, fati i tė cilit dikur ishte i lidhur me idetė e
opozitės kritike dhe dhunės historike.
A ėshtė globalizimi fatal? Dikur, kulturat e ndryshme nga kultura jonė kanė pasur mundėsi qė t'i ikin fatalitetit
tė shkėmbimit indiferent. Sot, ku ėshtė pika kritike ndėrmjet universales dhe globales? A e kemi arritur pikėn prej ku
mė nuk ka kthim? Cila marramendje e shtyn botėn qė ta fshijė Idenė? Cila ėshtė ajo marramendje tjetėr e cila,
nė tė njėjtėn kohė, duket sikur i detyron njerėzit qė pa asnjė kusht tė dėshirojnė ta
realizojnė Idenė?
Universalja ishte njė Ide. Kur ajo u realizua nė formėn e globales, u zhduk si Ide, bėri vetėvrasje dhe u shua si njė
fund nė vete. Pasi njerėzimi ėshtė tash imanencė e vetes, pas marrjes sė vendit tė lėnė zbrazėt nga
Zoti i vdekur, njerėzorja ėshtė bėrė e vetmja formė e referencės dhe ajo ėshtė sovrane. Por, ky
njerėzim mė nuk ka asnjė mbarim. I ēliruar nga armiqtė e vet tė dikurshėm, njerėzimi tash duhet tė
krijojė armiq nga brenda, gjė qė, nė tė vėrtetė, prodhon njė gamė tė gjerė tė metastazave
jonjerėzore.
Dhuna e globales vjen pikėrisht prej kėtu. Ajo ėshtė produkt i sistemit, i cili ndjek ēdo formė tė negativitetit
dhe singularitetit, natyrisht duke pėrfshirė edhe vdekjen si formėn mė tė fundme tė singularitetit. Kjo ėshtė
dhuna e njė shoqėrie ku konflikti ėshtė i ndaluar, ndėrsa vdekja nuk ėshtė e lejuar. Ėshtė dhunė, e
cila, nė njė kuptim, i jep fund vetė dhunės dhe tenton qė tė ndėrtojė njė botė ku ēdo
gjė qė ka lidhje me natyroren duhet tė zhduket (qoftė kjo me trupin, seksin, lindjen apo vdekjen). Nė vend se ta quajmė
dhunė globale, atė ne duhet ta emėrtojmė virulencė globale. Kjo formė e dhunės ėshtė me tė
vėrtetė virale. Ajo pėrhapet si sėmundje ngjitėse, vazhdon me reaksion zinxhiror dhe dalėngadalė i shkatėrron
sistemet tona imunitare dhe kapacitetet tona pėr tė rezistuar.
Loja ende nuk ka pėrfunduar. Globalizimi nuk ka fituar plotėsisht. Pėrkundėr njė fuqie tė tillė
shpėrbėrėse dhe homogjenizuese, forcat heterogjene -- qė jo vetėm se ndryshojnė, por haptas janė antagoniste -
janė duke u zhvilluar ēdokund. Prapa reagimeve tė fuqishme ndaj globalizimit, qė janė nė rritje, si dhe formave
sociale dhe politike tė rezistencės ndaj globales, ne gjejmė diēka mė shumė se sa shprehje tė thjeshta
nostalgjike tė negacionit. Nė vend tė kėsaj, ne gjejmė njė revizionizėm shkatėrrues vis-ą-vis modernitetit dhe
progresit, njė pėrjashtim jo vetėm tė tekno-strukturės globale, por po ashtu edhe tė strukturės mentale tė
globalizimit, e cila nėnkupton parimin e barazisė nė mes tė tė gjitha kulturave. Ky lloj i reagimit mund tė
pėrfshijė disa aspekte tė dhunshme, abnormale dhe iracionale, sė paku ato mund tė perceptohen si tė dhunshme, abnormale
dhe iracionale nga perspektiva e mėnyrave tona tradicionale, tė iluminuara, tė tė menduarit. Ky reagim mund tė ketė
forma kolektive etnike, religjioze dhe linguistike, por, gjithashtu, mund tė ketė formėn e shpėrthimeve emocionale apo edhe
tė neurozave. Sidoqoftė, do tė ishte gabim qė t'i kritikojmė kėto reagime thjesht si populliste, arkaike ose edhe
terroriste. Nė kėto ditė, ēdo gjė qė posedon kualitetin e ngjarjes ėshtė e angazhuar kundėr
universalitetit abstrakt tė globales[5] dhe kjo, po ashtu, e pėrfshin kundėrshtimin e Islamit ndaj vlerave tė Perėndimit (sepse
Islami ėshtė sfiduesi mė i fuqishėm i kėtyre vlerave dhe sot konsiderohet si armiku numėr njė i Perėndimit).
Kush mund ta mposhtė sistemin global? Sigurisht se jo lėvizja anti-globaliste, qėllimi i vetėm i sė cilės
ėshtė ta ngadalėsojė ērregullimin global. Ndikimi politik i kėsaj lėvizjeje mund tė jetė i
rėndėsishėm, por ndikimi i saj simbolik ėshtė i parėndėsishėm. Kundėrshtimi nga ana e kėsaj
lėvizjeje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ēėshtje e brendshme, tė cilėn sistemi dominant
mė lehtėsi mund ta mbajė nėn kontroll. Alternativat pozitive nuk mund t'i shkaktojnė disfatė sistemit dominant, por
kėtė mund ta bėjnė singularitetet, tė cilat nuk janė as pozitive as negative. Singularitetet nuk janė alternativa.
Ato paraqesin njė rend tjetėr simbolik. Ato nuk i tolerojnė gjykimet vlerore ose realitetet politike. Ato mund tė jenė
mė tė mirat apo mė tė kėqijat. Ato nuk mund tė "rregullarizohen" me mėnyrat e veprimit kolektiv historik[6]. Ato e
mundin secilin mendim unik dominant. Prapėsėprapė, ato nuk e paraqesin veten si kundėrmendim unik. Thjesht, ato e krijojnė
lojėn e tyre dhe i imponojnė rregullat e tyre. Nuk janė tė gjitha singularitetet tė dhunshme. Disa singularitete linguistike,
artistike, materiale, ose kulturore janė plotėsisht subtile. Mirėpo, tė tjerat, siē ėshtė terrorizmi, mund
tė jenė tė dhunshme. Singulariteti i terrorizmit e merr hakun e singulariteteve tė atyre kulturave, tė cilat ēmimin e
imponimit tė njė fuqie unike globale e paguan me zhdukjen e tyre.
Kėtu ne nuk po flasim pėr "pėrplasjen e civizilimeve", por pėr njė konfrontim gati antropologjik nė mes tė
kulturės sė padiferencuar universale dhe ēdo gjėje tjetėr qė, nė ēfarėdoqoftė fushe, e ruan
cilėsinė e ndryshueshmėrisė tė pazvogėlueshme. Nga perspektiva e fuqisė globale (si fundamentalisti nė besimet
e tij, nė cilėndo ortodoksi religjioze), secila mėnyrė e dallimit dhe singularitetit ėshtė herezi. Fuqitė singulare
kanė vetėm mundėsi tė bashkimit me sistemin global (me dėshirė apo me dhunė), ose ato do tė zhduken. Misioni i
Perėndimit (apo mė mirė i Perėndimit tė dikurshėm, pasi ai i ka humbur vlerat e veta shumė kohė mė
parė) ėshtė qė t'i pėrdorė tė gjitha mjetet e mundshme pėr t'ia imponuar secilės kulturė parimet
brutale tė barazisė kulturore. Kur kultura t'i ketė humbur vlerat e saj, ajo mund tė kėrkojė vetėm hakmarrje duke i
sulmuar vlerat e kulturave tjera. Pėrtej qėllimeve tė tyre politike apo ekonomike, luftėrat, si ajo e Afganistanit[7], synojnė
qė ta normalizojnė barbarinė dhe t'i rreshtojnė tė gjitha territoret. Qėllimi ėshtė qė tė
mėnjanohet ēdo zonė reaktive dhe tė kolonizohet e tė zbutet ēdo territor i egėr dhe rezistues, si
gjeografikisht ashtu edhe mentalisht.
Ndėrtimi i njė sistemi global ėshtė rezultat i njė xhelozie intensive. Ėshtė xhelozia e njė kulture
indiferente dhe tė padefinuar ndaj kulturave me definim mė tė lartė, ose i sistemit tė deziluzionuar dhe tė
deintensifikuar ndaj hapėsirave kulturore me intensitet tė lartė, si dhe tė njė shoqėrie tė desakralizuar
kundėr formave sakrifikuese. Nė bazė tė kėtij sistemi dominant, ēdo formė reaksionare virtualisht ėshtė
terroriste. (Bile, sipas kėsaj logjike, ne mund tė themi se katastrofat natyrore janė gjithashtu forma tė terrorizmit. Aksidentet
e mėdha teknologjike, si Ēernobili, janė edhe veprim terrorist edhe fatkeqėsi natyrore. Rrjedhja e gazit toksik nė Bhopal
tė Indisė, qė ishte njė aksident tjetėr teknologjik, po ashtu mund tė ishte njė akt terrorist. Ēdo
rrėzim i aeroplanit do tė mund tė konsiderohej si akt i cilitdo grup terrorist. Karakteristika dominuese e ngjarjeve iracionale
ėshtė se ato mund t'i mveshen gjithkujt apo mund tė lidhen me ēfarėdo motivimi. Nė njė masė, ēdo
gjė qė mund ta mendojmė mund tė jetė kriminale, qoftė ai njė front i ftohtė ose njė tėrmet. Kjo nuk
ėshtė diēka e re. Nė tėrmetin nė Tokio, qė ndodhi vitin 1923, mijėra koreanė u vranė pėr
shkak se u mendua se ata ishin pėrgjegjės pėr katastrofėn. Nė njė sistem tė integruar intensivisht, siē
ėshtė ky i yni, ēdo gjė mund tė ketė efekt tė ngjashėm tė destabilizimit. Ēdo gjė
ēon drejt dėshtimit tė sistemit, i cili pohon se ėshtė i pagabueshėm. Nga pikėvėshtrimi ynė, ashtu
siē jemi tė zėnė pėrbrenda kontrolleve racionale dhe programatike tė kėtij sistemi, ne mund tė mendojmė
se edhe katastrofa mė e madhe ėshtė pagabueshmėria e vet sistemit). Shikojeni Afganistanin. Fakti se nė kėtė shtet,
tė gjitha format e lirive dhe shprehjeve "demokratike" -- duke u nisur nga muzika dhe televizioni e deri tė mundėsia pėr ta
parė fytyrėn e femrės ? ishin tė ndaluara, si dhe mundėsia qė njė shtet i tillė mund ta merrte njė
drejtim krejtėsisht tė kundėrt mė atė qė ne e quajmė civilizim (pa marrė parasysh parimet religjioze tė
cilave ai u referohet), nuk ishin tė pranueshme pėr botėn e "lirė". Dimensioni universal i modernitetit nuk mund tė
refuzohet. Nga perspektiva e Perėndimit, i modelit tė tij konsensual, dhe tė mėnyrės sė tij tė veēantė
tė tė menduarit, ėshtė krim qė moderniteti tė mos perceptohet si njė burim i qartė i sė Mirės apo si
ideal natyror i njerėzimit. Po ashtu, ėshtė krim kur universaliteti i vlerave dhe praktikave tona vihet nė dyshim nga disa
individė tė cilėt, pasi t'i zbulojnė dyshimet e tyre, menjėherė klasifikohen si fanatikė.
Vetėm analiza, e cila potencon logjikėn e obligimit simbolik, mund t'i japė kuptim kėtij konfrontimi nė mes globales dhe
singulares. Pėr ta kuptuar urrejtjen e pjesės tjetėr tė botės ndaj Perėndimit, perspektivat duhet tė kthehen
mbrapsht. Urrejtja e joperėndimorėve nuk ėshtė e bazuar nė faktin se Perėndimi vodhi ēdo gjė nga ata dhe
kurrė nuk dha diēka nga ana e tij. Ajo ėshtė e bazuar nė faktin se ata (joperėndimorėt) morėn
gjithēka, por atyre kurrė nuk iu lejua qė tė japin diēka nga ana e tyre. Kjo urrejtje nuk ėshtė e shkaktuar nga
shpronėsimi ose eksploatimi, por mė shumė nga poshtėrimi. Ky ėshtė pikėrisht lloji i urrejtjes, i cili i shpjegon
sulmet terroriste tė 11 shtatorit. Kėto ishin akte tė poshtėrimit, si pėrgjigje ndaj njė poshtėrimi tjetėr.
Gjėja mė e keqe qė mund t'i ndodhė fuqisė globale nuk ėshtė qė ajo tė jetė e sulmuar apo e
shkatėrruar, por qė tė jetė e poshtėruar. Fuqia globale u poshtėrua me 11 shtator, sepse terroristėt imponuan
diēka nė tė cilėn sistemi global nuk mund tė pėrgjigjet. Reprezaliet ushtarake ishin vetėm mjete tė
pėrgjigjes fizike. Mirėpo, me 11 shtator, fuqia globale u mposht simbolikisht. Lufta ėshtė pėrgjigje ndaj agresionit, por jo
edhe ndaj sfidės simbolike. Sfida simbolike pranohet ose mėnjanohet, kur si pasojė tjetri ėshtė i poshtėruar (por kjo
nuk ka sukses kur tjetri ėshtė i dėrrmuar me bomba ose ėshtė i lidhur prapa grilave nė Guantanamo). Rregulla
fundamentale e obligimit simbolik pėrcakton qė themeli i ēfarėdoqoftė forme tė dominimit ėshtė mungesa
totale e kundėrveprimit, i ēfarėdolloj kthimi[8]. Dhurata unilaterale ėshtė akt i fuqisė. Perandoria e sė
Mirės, dhuna e sė Mirės ėshtė pikėrisht mundėsia qė tė japėsh pa ndonjė kthim tė
mundshėm. Kjo do tė thotė tė jesh nė pozitėn e Zotit ose tė jesh nė pozitėn e Sundimtarit, i cili i lejon
skllavit tė jetojė nė kėmbim pėr punėn e tij (por puna nuk ėshtė ekuivalencė simbolike dhe
pėrgjigjja e vetme e skllavit ėshtė qė eventualisht tė rebelohet ose tė vdesė). Zoti mundėsonte njė
hapėsirė pėr sakrificė. Nė rregullimin tradicional, gjithmonė ishte e mundshme qė me anė tė
sakrificės t'i jepej edhe Zotit, natyrės apo cilitdo entitet superior. Kjo siguronte njė barazpeshė nė mes tė qenieve
dhe gjėrave. Por, sot, ne mė nuk e kemi askė qė t'i japim diēka, qė ta kthejmė borxhin simbolik. Ky
ėshtė mallkimi i kulturės sonė. Nuk ėshtė e thėnė se dhurata ėshtė e pamundur, por
kundėr-dhurata po. Tė gjitha format e sakrificės janė neutralizuar dhe janė hequr (ajo ēfarė ka mbetur
ėshtė parodi e sakrificės, gjė qė ėshtė e dukshme nė tė gjitha instancat bashkėkohore tė
viktimizimit).
Ne jemi, pra, nė njė situatė tė papėrmirėsueshme ku duhet tė pranojmė, gjithmonė tė pranojmė,
jo mė nga Zoti ose natyra, por nga ana e mekanizmave teknologjikė tė shkėmbimit tė gjeneralizuar dhe
kėnaqėsisė sė pėrbashkėt. Virtualisht, ēdo gjė na ėshtė dhėnė dhe, na pėlqeu apo
jo, ne e kemi fituar tė drejtėn pėr ēdo gjė. Ne jemi tė ngjashėm me skllavin, tė cilit i ėshtė
falur jeta, por prapėseprapė mbetet i lidhur me borxh tė papagueshėm. Kjo situatė mund tė zgjasė pėr njė
kohė, sepse ėshtė themeli i shkėmbimit nė kėtė rregullim ekonomik. Prapėseprapė, gjithmonė vjen koha
kur rregulla fundamentale del sėrish nė sipėrfaqe dhe njė kthim negativ pashmangshmėrisht pėrgjigjet ndaj transferit
pozitiv, kur zė vend njė abreagim10 i dhunshėm i njė jete tė tillė robėruese, i njė ekzistence tė
tillė tė mbrojtur dhe i njė shpėrndarjeje tė tillė tė qenies. Ky rikthim mund ta marrė formėn e njė
akti tė hapur tė dhunės (siē ėshtė terrorizmi), por gjithashtu edhe tė njė dorėzimi tė
pafuqishėm (qė ėshtė mė shumė karakteristikė e modernitetit tonė), tė veturrejtjejes dhe pendimit - me
fjalė tė tjera, tė tė gjitha atyre pasioneve negative qė paraqesin format e degraduara tė kundėr-dhuratės
sė pamundur.
Atė qė e urrejmė nė veten tonė -- objekti i errėt i mllefit tonė -- ėshtė teprica jonė e realitetit,
fuqisė, komforit, disponueshmėria jonė universale, arritjet tona pėrfundimtare; ky lloj fati, tė cilin Inkuizitori i Madh i
Dostojevskit e kishte tė gatshėm pėr masat e zbutura. Kjo ėshtė pikėrisht pjesa e kulturės sonė tė
cilėn terroristėt e konsideruan si tė neveritshme (qė gjithashtu e shpjegon pėrkrahjen, tė cilėn ata e
pėrfitojnė dhe fascinimin, tė cilin janė janė nė gjendje ta zgjojnė). Pėrkrahja e terrorizmit nuk
ėshtė e bazuar vetėm nė dėshpėrimin e atyre qė kanė qenė tė poshtėruar dhe tė ofenduar. Ai
ėshtė po ashtu i bazuar nė dėshpėrimin e padukshėm tė atyre, tė cilėt globalizimi i ka privilegjuar,
tė nėnshtrimit tonė ndaj teknologjisė sė gjithfuqishme, tė njė realiteti virtual shtypės, tė
perandorisė sė rrjeteve dhe programeve tė cilat, mbase janė nė proces tė vizatimit tė sėrishėm tė
konturave regresive tė tė gjitha qenieve njerėzore, tė njerėzimit, i cili ėshtė bėrė "global". (Fundja, a
nuk ėshtė mbizotėrimi i qenieve njerėzore ndaj pjesės tjetėr tė jetės nė tokė reflektim i dominimit
tė Perėndimit ndaj pjesės tjetėr tė botės?). Ky dėshpėrim i padukshėm, dėshpėrimi ynė i
padukshėm, ėshtė i pashpresė, pasi ėshtė rezultat i realizimit tė tė gjitha dėshirave tona.
Prandaj, nėse terrorizmi buron nga teprica e realitetit dhe nga shkėmbimi i pamundshėm i kėtij realiteti, nėse
ėshtė produkt i bollėkut dhe pamundėsisė pėr t'iu kundėrpėrgjigjur atij dhe nėse ai shfaqet nga njė
zgjidhje e detyruar e konflikteve, iluzioni i ēlirimit nga ai, sikur tė ishte njė e keqe objektive, ėshtė i
pėrfunduar[9]. Nė tėrė absurditetin dhe pakuptimėsinė e tij, terrorizmi ėshtė gjykimi dhe dėnimi i
shoqėrisė sonė, shqiptuar nga vetė ajo.
Shėnime
---------------
[1] Sė pari i botuar si "La Violence du Mondial," nė Jean Baudrillard, Power Inferno (Paris: Galilée, 2002), fq. 63-83.
[2] Termi "Mondial" e ka kuptimin e fjalės "global" nė tekstin origjinal.
[3] "Pensée unique" nė frengjisht.
[4] "Espace-temps sans dimension" nė frengjisht.
[5] "Contre cette universalité abstraite" nė frengjisht.
[6] "On ne peut pas les fédérer dans une action historique d'ensemble" nė frengjisht.
[7] Baudrillard kėtu i referohet luftės sė SHBA-ve kundėr Afganistanit nė vjeshtėn e vitit 2002, qė erdhi si
pasojė e sulmeve tė 11 shtatorit.
[8] "L'absence de contrepartie" nė frengjisht.
[9] E potencuar nė tekstin origjinal.
[10] Abreagim (ang. Abreaction) -- ēlirim nga trauma me anė tė rikujtimit tė ngjarjeve, tė cilat e kanė shkaktuar
atė. (Vėrejtje e pėrkthyesit)
--------------------
Jean Baudrillard ėshtė teoricien i njohur botėror. shkrimet e tė cilit pėrqendrohen nė ngritjen dhe rėnien e
shkėmbimit simbolik nė periudhėn bashkėkohore. Disa nga veprat e tij mė tė njohura janė Seduction, Simulacra and
simulations, Symbollic Exchange and Death, The Vital Illusion, The Spirit of Terrorism, The Singular Objects of Architecture, etj.
Franēois Debrix ėshtė asistent profesor i lėndės Marradhėnieve Ndėrkombėtare nė Universitetin
Ndėrkombėtar tė Floridės nė Miami, Floridė. Nė bashkėpunim me Cynthia Weber ka edituar librin "Rituals of
Mediation: International Politics and Social Meaning", botuar nga University of Minnesota Press, 2003.
Artan Muhaxhiri ėshtė sociolog nga Kosova. Fushat e interesimit tė tij pėrfshijnė sociologjinė e kulturės dhe
hulumtimet sociale. Ėshtė redaktor ekzekutiv i revistės teorike "MM". (www.mm-ks.com).